Biznesmeni Luan Hallulli, në një intervistë për “News24” foli për zgjedhjet lokale të 14 majit dhe problematikat me të cilat përballen shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Ai theksoi se shqiptarët jashtë vendit kanë të drejtën e votës dhe se politika në Shqipëri duhet të punojë në këtë drejtim.

“Në këto zgjedhje nuk e kemi mundësinë të votojmë. Ne duhet të jemi prezent në çdo qendër të çdo qarku në Shqipëri, për të dhënë mundësinë tonë për të qenë prezent dhe të dhënë kontributin tonë. Pakënaqësia është shumë e madhe dhe duhet të ketë një revolucion në politikën shqiptare. Na është premtuar se do të votonim nga vendet ku jetojmë, por asnjëherë nuk na u plotësua kjo dëshirë”, tha biznesmeni Hallulli, duke shtuar: “Do të jetë kënaqësi që ne të shohim popullin shqiptar që të japin vendimine  tyre. Nuk duam të ketë problematika në qendrat e votimit. Shkojnë dhe dhurojnë katër pako makarona, apo 100 euro, por nuk shitet vota për para sepse nuk jemi të kënaqur deri tani se çfarë po ndodh në vendin tonë. Kemi parë që kanë filluar të ndahem ndihma pas mesnate në vende të ndryshme.

Gjithashtu ai theksoi se shqiptarët që jetojnë jashtë janë shumë të interesuar për vendin e tyre dhe duan që më 14 maj të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: