Më vjen keq për veprime nga të cilat do të pranoj edhe pasojat, ishte ndjesa që kërkoi princi belg, Joachim, 28 vjeç, nipi i mbretit Philippe, i infektuar nga koronavirusi, pasi mori pjesë fshehurazi në një festë me rreth 30 persona të tjerë, në Kordoba të Spanjës.

“Kërkoj falje për mosrespektimin e të gjitha masave të karantinës gjatë udhëtimit tim në Spanjë’’, theksoi Joachim duke kujtuar sesi rregullat e Kordobës për Covid-19 parashikonin ndalimin e tubimeve me më shumë se 15 persona.

“Në këto periudha të vështira, nuk doja të ofendoja askënd”, theksoi princi Joachim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb