Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një urim për një nga infermieret e spitalit COVID 2, që sot feston ditëlindjen.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama i ka uruar ditëlindjen Luljeta Durajt, nënë e tre fëmijëve, infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”.

Mesazhi i Rames

MIRËMËNGJES ?

dhe me urimin për një fundjavë të qetë për të gjithë ju, i uroj ditëlindjen një prej heroinave të heshtura, që edhe në ditëlindjen e saj është mes pacientëve që luftojnë me virusin e rrezikshëm COVID19.

Prej 18 vitesh në shërbim të pacientëve, këto janë ndër ditët e vështira për Luljeta Durajn, nënë e tre fëmijëve, infermiere në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, po janë edhe ditët kur mund të ndjehemi me fat, që kemi njerëz si Luljeta në vështirësinë që po kalojmë?

#EDHE100 Luljeta?

#RESPEKT??

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb