Trajneri i Teutës, Edi Martini ka dhënë opinionin e tij për mediat pas kualifikimit në Kupë.

“Në pjesën e parë kontrolluam lojën si dhe arritëm të shënonim, luajtëm mirë, nuk i lejuam të afrohet te porta. Problemi është se duhet të kesh frikë që të marrë të kuq kundërshtari se na bie loja, hyjmë në kënaqësi dhe e mendojmë të mbyllur, hyjmë në panik. Por edhe para stresit të minutave të fundit, kishim shanse. Futbolli kështu është por me 10 vetë është e pafalshme, duhet të punojmë e përballojmë. Por unë përgëzoj djemtë se ky ekip di të luajë futboll, kundërsulmojnë, bëjnë presion, por edhe të vuajë kur duhet të vuajë. Është kompletuar dhe shpresojmë të shkojmë larg.

E cilësuam para kohe të fituar ndeshjen, vetëkënaqësi a nuk di si t’ia vë emrin. Por gjithsesi kur duhej, luftuan dhe ia dolën. Kishim edhe probleme fizike me 2-3 lojtarë, por kur mbaron ndeshja kështu, shumë histori mbyllen dhe komplimentoj djemtë për kualifikimin.

Nuk mendoj se ky është maksimumi, do i shkojmë deri në fund Kupës, të tentojmë të fitojmë. Në kampionat duhet të punojmë shumë dhe mendoj se kemi realisht mundësi të ecim para. Në kampionat duhet të jemi të kujdesshëm, mendoj se kemi forcë të shkojmë përpara. Me Goxhajn presim të kthehet e forcohemi më shumë, ky ekip ka shumë më tepër mundësi për të ecur përpara.

Kritika për djemtë nuk mund të them edhe nëse jam i pakënaqur, nuk jam për faqet a para të gazetave. Djemtë e mi i dua, i dua kur janë mirë e aq më shumë kur janë keq. Ndaj shumë pak do të dëgjohem në këtë aspekt”, tha Martini. Teuta u kualifikua ndaj Kukësit me rezultatin e përgjithshëm 2-3.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: