TIRANË

Erges Eskiu, një prej të rinjve demokratë tha se ne do e bashkojmë sërish familjen dhe Edi Ramën do e fusim në burg.

Në mesazhin e tij në protestën e opozitës, mjeku deklaroi se tentuan të kthenin monizmin, të shkatërronin opozitën, të na vrisnin, por nuk ia dolën sepse ne demokratët jemi kockë e fortë dhe se Rama është frikacak.

MESAZHI I MJEKUT
Rama Ik, Rama Ik, Rama Ik,
Të nderuar shqiptarë, faktet dolën, tentuan të kthenin monizmin, tentuan të shkatërronin opozitën, tentuan të na vrisnin, por nuk ja dolën, sepse në demokratët jemi kockë e fortë. U bëmë ballë etërve të tyre, nuk i kemi për gjë këta sot.
Kush ka menduar se Edi Rama është trim, ua them me pastërti është frikacak, është 2 metra i gjatë, por është i vogël sa një mushkonjë, që vjedhurazi në heshtje po u pi gjakun shqiptarëve, prej dhjetë vitesh të paktën, edhe pse ka 25 vite në politikë.
Le ta sjellim sot pranverën të nderuar demokratë.
Ka 15 ditë dhe vetëm fshihet, sepse e di që është nën hetim. Sot ai është larguar sepse frika e frika e parë është të ketë 100 mijë veta në shesh që i thonë Rama Ik.
Kush ka menduar se është trim, e ka gabim. Ai sot ka frikë më shumë prej vetes së vet. Ju e mbani mend në komisionin hetimor, përballë deputetit Belind Këlliçi, nesër kryetar bashkie, pasi u lodh nga pyetjet ai pranoi se kishte shkelur ligjin. E prandaj u fshihet deputetëve në parlament sepse ka frikë se truri nuk do e kontrollojë gjuhën dhe nga goja e tij do të dalin fjalë që e rëndojnë më tepër situatën e vet.

Rama Ik
Rama Ik
Një mashtrim i madh është thënë në këto 32 vite, se ky popull është i majtë. Nuk është aspak e vërtetë. Ramia Aliaj dëboi 500 mijë shqiptarë dhe u tha bashkëpunëtorëve, lërini të ikin se këta janë forca më e madhe e këtij vendi, këta janë ata që guxojnë, janë ata që nuk ka binden dhe që i kemi votë kundër.

Edi Rama nga 2014 e deri më sot ka larguar 770 mijë shqiptarë sepse e di që nuk i nënshtrohen. Nga AKSHI, eksperti Gent Progni ka marrë informacion se vota e emigrantëve ndalohet vetëm për këtë arsye.

Nga të gjitha algoritmet del se PS-ja është humbëse nëse emigrantët votojnë.
Ne demokratët do të bëjmë gjithçka që diaspora të votojë, por mbi të gjitha ata të kthehen në vendet e tyre, kursimet e tyre të investohen në Shqipëri, të hapin vende pune, të punojnë tokat e tyre fermerët në shtëpinë e tyre. Ne do e popullojmë sërish këtë vend me shqiptarë.

Të mos mbeten nënat e baballarët pa fëmijët e tyre dhe të mos i shohin nga një ekran i vogël telefoni. Ne jemi për familjen ne do e bashkojmë sërish familjen dhe Edi Ramën do e fusim në burg.

Çfarë do të bëjmë ne të rinjtë e PD. Do i kthehemi dijes. Këta këtu kur erdhën në pushtet e përfolën arsimin, sepse kishin qëllimin ogurzi të bashkëpunonin me kartelin e Sinaloas, ta mbillnin vendin me drogë, të transportonin kokainë të helmonin gjithë Europën dhe botën, përfshirë shqiptarët. Por ne nuk do e lejojmë këtë gjë. Fëmijët tanë nuk do të përfundojnë burgjeve, apo të mbeten të vdekur, vetëm që ky trafikanti këtu të pasurohet.
Vetëm dija të jep dinjitet, vetëm dija të jep një jetë të lumtur.

Ndalini fëmijët prindër, droga është shkatërrim. Vetëm arsimi ju bën të keni një jetë dinjitoze.
Do ndihmojmë fermerin siç ka bërë PD dhe ndaj sot këta thonë që keni mbjellë shumë ullinj, sepse për ta fshatari duhet të mbijetojë jo të pasurohet. Por për ne çdo shqiptar vlen dhe meriton një qeverisje më të mirë dhe e meriton një qeverisje më të mirë.
Rama në burg, Erion Veliajn në burg, Zoti e bekoftë Shqipërinë. Fitore!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: