Në marshimin e protestuesve në Tiranë, jehon thirrja “Rama jepe dorëheqjen”, “Parlament i krimit”, “lironi çunat”, “ju erdhi fundi”.

Diaspora i është bashkuar protestës në Tiranë. Ky tubim ka shënuar një pjesëmarrje rekord në ditën e 35 në revoltën kundër Ramës.

“Edi Rama f*ck you”, “Rama në burg, Berisha në burg”, vijojnë thirrjet e protestuesve.

Gjithashtu  protestuesit kanë vijuar me thirrjet “te komisariati”, në shenjë mbështetje për protestuesit e ndaluar gjatë protestës para Kuvendit që u shoqërua me përplasje.

“Pa dhënë dorëheqje, nuk ndalojmë”, kanë qenë thirrjet e tyre.

Revolta është kundër të gjithë klasës politike, ndërsa kanë bërë thirrje që SPAK të hetojë zyrtarët e korruptuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb