KOSOVË- Ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se Serbia po negocion hyrjen e saj në Bashkimin Evropian pa Kosovën në hartën e saj. Duke folur në emisionin ‘Debat’ në RTK ministrja është shprehur se pas përfundimit të dialogut Serbia do të njehë pavarësinë e Kosovës.

Edita Tahiri tha se Serbia nuk po ia thotë popullit të saj, por se në të vërtetë po tenton të bëhet pjesë e BE-së pa Kosovën në hartën e saj.

“Serbia ka interesat e veta, dëshiron të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian, por mund të them se anëtarësimi mund të bëhet vetëm kur Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës”- u shpreh Tahiri.
Sa i përket deklaratave të ministrit Aleksandar Jablanovic, Tahiri tha se qeveria nuk merret me debate.
“Qeveria duhet tu shërbejë qytetarëve dhe jo të merret me debate politike”, tha ajo.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: