Sistemi i radio-komunikimit Tokë-Ajër-Tokë ka mbledhur në një trajnim 4 javor personelin ndërlidhës të Komandës së Forcës Ajrore.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, teksa përshëndeti efektivët në Bazën Ajrore të Farkës, kërkoi prej tyre të mësojnë sa më shumë nga ky trajnim, pasi është shumë i rëndësishëm për të ardhmen, për të mbajtur gjatë gjithë kohës në funksion këtë sistem.

“Unë vetëm një kërkesë kam që, pasi të konfigurohet ky sistemi i komunikimit tokë-ajër-tokë, të jetë 100% efektiv siç e kemi planin në dhjetor. Të mësojmë sa më shumë nga ky trajnim dhe të jemi aftë ta mirëmbajmë, ta updatojmë sa herë të jetë e nevojshme, ta bëjmë upgrade kur të vijë koha me burimet tona, jo të presim gjithmonë kontraktonin”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Peleshi tha se një sistem i tillë është i nevojshëm, veçanërisht në kohë emergjencash civile, në përmbytje, gjatë periudhës së verës kur ka vatra zjarri, ndaj vuri theksin te ndërtimi i kapaciteteve të brendshme.

Ky sistem komunikimi Tokë-Ajër-Tokë synon mbulimin mbarëkombëtar në lartësinë 150 m mbi lartësinë e tokës, të 95% të territorit. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Komandanti i Forcës Ajrore, Kolonel Ylli Pulaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb