Një komisar policie është dhunuar barbarisht në lagjen “1 Maji” të qytetit të Fierit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30 minuta të 29 prillit në hyrje të pallatit ku jetonte. Persona të pa identifikuar kanë goditur me sende të forta nënkomisar Nazmi Doko, i cili punon pranë burgu atje.

Pas ngjarjes, ai ka përfunduar i pavetëdijshëm në spital dhe ka deklaruar para hetuesve se nuk mbante mend asgjë. Policia lokale po zhvillon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb