TIRANË
Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ushtarakes së Forcave të Armatosura, Zarife Hasanaj.
Ai gjithashtu thekson faktin se efektivja Hasanaj dha jetën në krye të detyrës në mbrojtje të jetës së fëmijëve lotonezë, ndërsa shton emri i saj do të kujtohet gjithmonë si dëshmore e paqes.
“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve të ushtarakes Zarife Hasanaj, pjestare e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, e cila humbi jetën në krye të detyrës, si pjesë e grupit xhenier të misionit të NATO-s për demontimin e minave në Letoni.
Zarife Hasanaj ra në krye të detyrës, si një dëshmore për paqen dhe mbrojtjen e jetëve të fëmijëve dhe qytetarëve letonezë.
U uroj shërim të shpejtë Majorit Klodian Tanushi dhe Rreshterit Julian Kapaj, të cilët u plagosën gjatë këtij misioni. Shqipëria është krenare për bijtë e saj që kontribojnë në misioniet e NATO-s, në mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe jetëve njerëzore anembanë globit”-thuhete në mesazh.
