KAJRO-Të paktën 22 persona kanë humbur jetën nga përleshjet mes tifozëve dhe forcave të policisë në Kajro.

Përleshjet erdhën pasi tifozët e klubit Zamalek u përpoqën të hynin në stadium pa bileta.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët, ndërsa sipas dëshmitarëve 20 persona janë plagosur.

Në shkurt të vitit 2012, më shumë se 70 persona u vranë në dhunën që shpërtheu pas një ndeshje në Port Said.

Në Egjipt skuadrat e futbollit dhe tifozët kanë lidhje me politikën, ndërsa kanë ndikuar edhe në përmbysjen e ish presidentit Hosni Mubarak në vitin 2011.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: