Egnatia ka triumfuar në shtëpi 4-1 ndaj Kastriotit dhe me këtë sukses ngjitet provizorisht në vendin e dytë, -3 pikë larg Tiranës kryesuese. Një sukses që lejon rrogozhinasit të pretendojnë edhe për titullin kampion.

Vendasit kalojnë shpejt në avantazh. Në minutën e 11-të, Duamena provon me një të majtë potente dhe e çon topin në rrjetë duke mposhtur portierin Sali. Ky avantazh do të zgjashte për 17 minuta, pasi miqtë barazojnë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Në 28’, Rexhinaldo provon nga goditja e dënimit, me Sherrin që e ndal. Më pas provon Mehmeti, që ndalet nga Agbekpornu, por topi përplaset te Greca dhe shkon në rrjetë. Por rrogozhinast kthejnë shpejt avantazhin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Në 32’, Duamena del sërish i vetëm përballë Salit dhe me një gjuajtje me të majtën kalon në avantazh rrogozhinasit. Minutat e fundit të fraksionit të parë flasin në favor të krutanëve, por mbyllet 2-1.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

E dyta është e ekuilibruar, por në 62’ janë sërish vendasit ata që festojnë. Kasa kontrollon një top mjaft mirë në zonë dhe me një gjuajtje me të majtën çon topin në rrjetë, 3-1 për Egnatian. Në 70’ rrogozhinasit mbesin me 10 lojtarë, Kacbufi merr kartonin e dytë të verdhë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Tri minuta më pas ka penallti për Kastriotin pas një prekje të topit me dorë të Malotës në zonën rrogozhinase. Santiago Selmani gabon nga pika e bardhë për miqtë. Kjo u jep zemër vendasve që jo vetëm mbrojnë avantazhin e dyfishtë, por shënojnë në fund edhe një gol të katërt me Xhekson.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by OVERSPORT (@oversport.tv)

Ndërsa Bylisi dhe Erzeni ndanë pikët në stadiumin “Adush Muça”, në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. Sfida u zhbllokua në minutën e 62’ me Eskerdinjën i cili kaloi ballshiotët në avantazh.

Më pas në të 86’ Kahrimanoviç vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë. Në fund situata u tensionua mes futbollistëve teksa hynë në fushë stafi dhe tifozë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb