Presidenti kinez  mbërrin sot në mbrëmje në Paris për një vizitë dy ditore në Francë me ftesë të presidentit francez Emanuel Makron. Pas Francës, Xi Jiping do të vizitojënë javën që fillon vetëm dy vende të tjera në kontinentin europian, Serbinë e Vuçiçit dhe Hungarinë e Orbanit.

Këto dy vende kanë veçantinë e përbasjkët të jenë përkrahëse të Kremlinit. Presidenti kinez duket kështu sikur përcjell mesazhin se ai do të vazhdojë të jetë në krahun e Moskës në konfliktin ukrainas.  Prandaj jo rastësisht Makron shfaqet në shtypin francez sot me intervistën më « luftarake » kundra Rusisë  që ai ka dhënë kohët e fundit. Edhe mesazhi i tij është i qarte ndaj udhëheqësit kinez I cili shkon mëë pas në Beograd : nëse doni të vazhdoni të keni tregti normale me Europën , ndikoni për mirë në konfliktin në Ukrainë.

Biles intervista botuar sot në shtypin francez fillon pikërsiht me këtë mesazh të Makronit : «  Europa ka nevojë për Kinën si për temën e klimës ashtu dhe të sigurisë ». Nëse Kinës i intereson tregtia, pa dyshim tregti pa paqe nuk mund të ketë. Dhe kjo paqe sot në Europë  kërcenohet nga Putini i cili dëmton si pasojë edhe interesat e Kinës.

Në këtë intervistë Makron I cili dukshëm merr rolin e një lideri ushtarak në Europë, përfiton po ashtu për të vënë  pikat mbi « i » me  të gjithë ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë se cfarë ka dashur të thotë ai më pare me mundësinë e dërgimit teë trupave në Ukrainë. Per Makron kjo nuk do shumë përpjekje për t’u kuptuar. Meqënëse Rusia nuk ka asnjë tabu t’I frikësojë europianët me gjithshka, me trupa, me raketa e deri me armë bërthamore, përse europianët nga ana e tyre duhet të vetëcensurohen dhe mos t’I përgjigjen Rusisë me të njëjtën monedhë , të paktën verbalisht. Sipas Makron, Rusia në fillim e justifikoi sulmin kundra Ukrainës me alibinë për t’i ardhur në ndihmë provincave rusofone. Putin e bëri këtë duke i pushtuar ato. Po tani përse Rusia kërkon  të pushtojë gjithë Ukrainën duket sikur bën pyetje retorike Makron? Sepse synimi i tij i vërtetë është të shkojë më larg akoma të pushtojë dhe vende të tjera në Europë.

Prandaj sipas Makronit i duhet treguar Rusisë se dhe europianët po ashtu nuk do të hezitojnë të ndërmarrin dhe ata nga ana e tyre  masat më ekstreme sic mund të jetë dërgimi i trupave në Ukrainë. Po nuk e lamë të kuptohet kjo, thotë Makron, atëherë I hapet rruga oreksit të Rusisë për më tej meqënëse përballë saj europianët janë pasivë. Ja fjalë për fjalë deklaratat  e Makronit botuar sot në mbarë shtypin francez . Pas pyetjes dhe përgjigjes se cfarë pret ai nga Kina, Makron i përgjigjet kështu pyetjes tjetër nëse a do ta heqi Olaf Scholz kundërshtimin e tij ndaj opsionit francez të dërgimit të mundshëm të trupave në Ukrainë ?

“Paqartësia strategjike (për ta mbajtur Rusinë nën presion) do të thotë të mos japësh shumë detaje. Rusia nga ana e saj ,fuqi strategjike, nuk jep shumë detaje deri ku mund të shkojë ajo. Në fillim, Rusia vendosi në mënyrë të njëanshme në shkurt 2022 të sulmonte një shtet sovran, Ukrainën,  duke mos respektuar Kartën e Kombeve të Bashkuara. Ajo  u justifikua se ndërhyrja bëhej për të shpëtuar disa provinca në Ukrainë që kishin deklaruar autonominë e tyre. Por sot Rusia ka dalë totalisht jashtë kësaj kornize. Ajo ka vendosur të bëhet një fuqi destabilizuese e cila nuk i jep kufizime strategjike veprimeve të saja. Presidenti Putin vazhdimisht kërcënon edhe me armë bërthamore. Përballë një kundërshtari të tillë, shoh dobësi nga ana jonë t’i vëmë fre a priori inisiativave tona ! Cfarë dobësie një gjë e tillë! Përkundrazi, ne duhet t’i heqim Rusisë çdo mundësi të zbulojë sesi do të veprojmë ne . Ne duhet ta lëmë Rusinë në gjendje  pasigurie për sa I përket qëlilimeve tona ashtu siç na la ajo neve në pasiguri. Vetëm në këtë mënyrë ajo do të mund të frikësohet duke mos ditur se cili do të jetë hapi ynë i mëpasshëm.

Siguria e evropianëve sot është në rrezik në Ukrainë, sepse 1500 kilometra na ndajnë nga kufijtë tanë. Nëse Rusia fiton, në sekondën mbrapa nuk ka më siguri as për Rumaninë, Poloninë, Lituaninë por as dhe për ne në Francë. Rrezja e veprimit të raketave balistike ruse vë në rrezik sigurinë tonë kolektive”.

Pasi i dha kështu një leksion strategjik partnerit të tij gjerman Olaf Scholz që kundërshton publikisht mesazhet e Makronit për dërgim trupash në Ukrainë nëse situata e lyp një ditë një gjë të tillë, Makron iu përgjigj dhe kësaj pyetje të fundit që iu bë mbi Rusinë në intervistën botuar sot në shtypin francez :

“Kremlini i konsideron deklaratat tuaja si shumë të rrezikshme. Si e komentoni këtë “…Përgjigje e Makron : « Toni i trembur i rusëve tregon se po veprojmë drejtë kur i lëmë të gjitha opsionet e hapura. Në të kundërt, kjo do të thoshte se ne pranojmë të heqim dorë nga sundimi i një rendi ndërkombëtar bazuar në ligj domethënë se heqim dorë nga paqja dhe siguria”.

Eshtë interesante të vërehet sesi kete përgjigje të fundit të Makronit agjencia e lajmeve ruse Tass e ka përkthyer sipas interesave ruse. Përkthimi është bërë sikur Makron nuk I mbyll derën dialogut me Rusinë, ndërkohë që Presidneti francez thotë krejt të kundërtën , se i duhen treguar dhëmbët Rusisë me të gjitha opsionet e mundshme përndryshe siguria e europës është në rrezik.

Të presim tani se cfarë do të dalë dhe nga qëndrimi 48 orësh i presidentit kinez në Francë. A do të marrë ai ndonjë angazhim për të ndërhyre tek Rusia apo përkundrazi  Kina do të vazhdojë në rrugën e rrezikshme për të cilën e akuzojnë Shba-të, se ajo po furnizon me material ushtarak Rusinë. Ndaj dhe Shba-të i kërkojnë tani europianëve të zvogëlojnë tregtinë me Kinën ashtu siç kërkonin Shba-të në të kaluarën e afërt që Europa të blinte më pak gaz nga Rusia dhe të mos të përfundonte vënien në punë të gazsjellësit North stream 2 që u sabotua më pas. Një gjë është e sigurt, fill pas largimit të Xi Jiping nga Franca dhe takimeve të tija me Vuçiç në Beograd dhe Orban në Budapest, do të jetë Vladimir Putin që do të shkojë në Pekin këtë muaj maj për bisedime bilaterale.

Një ekucion ndërkombëtar me shumë të panjohura po shpaloset kështu para  fuqive kryesore në botë : Rusia ka nevojë për Kinen, Kina ka nevojë për tregun europian, por Kina ka nevoje edhe për aleancë me Rusinë për të sfiduar Shba-të në konfliktet në horizontin e detit të Kinës. Përvoja e  hidhur me Rusinë tregoi se tregtia nuk mjafton për të sjellë paqe dhe harmoni midis kombeve . Ndaj Makron duket sikur po i mëshon gjithnjë e më shumë në deklaratat e tija publike proverbit të lashtë latin « Si vis pacem, para bellum. Po deshe paqen bëhu gati për luftë… »  Për momentin, vetëm vendet e Europës lindore dhe ato balltike duket sikur janë të gatshme ta ndjekin Francën në këtë rrugë. Pas Gjermanisë, dje ishte dhe Italia e Melonit që kundërshtoi në mënyrë kategorike çdo ide dërgimi trupash në Ukrainë…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: