Gazetari Julian Hoxhaj, i ftuar në studion e emisionit “Sintezë” në News24 ka komentuar situatën ekonomike dhe diferencat mes qytetit dhe fshatit.

Hoxhaj u ndal te kryeqyteti, duke theksuar se ekonomia e vendit është centralizuar në Tiranë, që ka sjellë një hov zhvillimi, i cili nuk përkthehet në hov social.

Sipas tij jeta në kryeqytetin shqiptar nuk është më sociale dhe miqësore, teksa shtoi se ka një komunitet prej 1 milionë banorësh ku shumica nuk ka akses në shërbimet publike.

“Ekonomia është centralizuar në Tiranë, ka një hov zhvillimi por që nuk përkthehet në hov social. Nuk e shohim ekonominë të integruar edhe në pjesët sociale të shoqërisë. Jeta në Tiranë nuk është më sociale, miqësore. Ka një jetë shumë dinamike, të zhurmshme, problematike të gjithë dimensionet e saj sociale. Flasim për një komunitet rreth 1 milion banorësh ku shumica nuk ka akses në shërbime publike. U duhet patjetër prindërve të rinj të çojnë fëmijët në kopshte dhe shkolla private. Nuk ka më fëmijë që luajnë poshtë pallateve”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb