Detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku burri qëlloi disa herë me thikë gruan e tij. Autori i krimit është Jakup Shahu, i cili dyshohet se për shkaqe xhelozie ka qëlluar me thikë në qafë dhe trup disa herë gruan e tij duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

52-vjeçari person me precedent penal pasi në vitin 2011 ka bërë vrasje dhe ka kryer 13 vite burg. Çifti janë prindër të një fëmije, e cila nuk ka qenë në banesa kur ka ndodhur ngjarja në orët e para të mëngjesit të sotëm.

AUTORI
Jakup (Arben) Shahu rezulton me precedente penale, pasi ka qëlluar për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani më 7 shtator 2011. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40, në lagjen “Selitë”, te rruga “Irfan Tomini” në Tiranë. Në sherr u përfshinë autori i krimit, shtetasi Agron Isiu, si edhe viktima, Bujar Mejdani e Arben Muharremi (Këta dy të fundit mbetën të plagosur).

Pas ngjarjes u arrestuan Jakup Shahu, i cili qëlloi për vdekje 28-vjeçarin Arjan Mejdani, ndërsa Agron Isiu su autori i plagosjes së dy personave të dëmtuar në ngjarje, Bujar Mejdani e Arben Muharremi. Viktima, të plagosurit dhe autorët, që i përkasin komunitetit rom, kanë pasur një konflikt për motive xhelozie, konflikt që pati pasoja tragjike.

Sherri mes Jakup Shahut dhe viktimës, Arjan Mejdani, ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore. Pas ngjarjes autorët ngjarjes u arratisën por u lanë në baltë nga makina me të cilin po tentonin të largoheshin nga Tirana. Mjeti nuk ka qenë i furnizuar mjaftueshëm me karburant, duke i lënë në mes të rrugës, pranë rrethrrotullimit të Doganës, në drejtim të Kthesës së Kamzës. Ata janë kapur në flagrancë kur po shtynin makinën në drejtim të karburantit më të afërt dhe janë arrestuar. Policia tha se në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, model 54 TT, dhe një krehër automatiku me fishekë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: