Në studion e emisionit “Open” në News24 por diskutohet për situatën ekonomike të shqiptarëve gjatë 2022-shit.

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho deklasoi se sipas INSTAT inflacioni për ushqimet dhe pijet alkoolike është 13.4% dhe jo 8%, teksa shtoi se sipas një studimi të “Avokatit të Popullit” më 2016 që një familje shqiptare të jetë mirë duhet të ketë të ardhura 16 mijë lekë, që sot përkthehet në 22 mijë lekë, por këto shifra janë shumë të ulëta dhe për shtresën e mesme që punojnë në administrata. Pra, i bie që maksimumi që një familje mund të kursejë është rreth 102 euro, që nuk mjafton për asgjë.

Më tej ai shtoi se këto familje janë fare afër varfërisë, ndaj për të shpëtuar nga kjo gjendje ata mendojnë këta tre rrugë të cilat janë: korrupsioni, një punë e dytë, ose ri mendimi për të qëndruar në Shqipëri.

“INSTAT thotë se inflacioni për ushqimet dhe pijet alkoolike, inflacioni është 13.4%. Pra nuk është 8%. Kjo ndihet te shporta dhe inflacioni godet ato familje me të ardhura mesatare dhe të ulëta.  Kjo sipas INSTAT. Avokati i popullit më 2016 ka thënë se duhet 17 mijë lekë për të pasur të ardhura minimale për jetesë. Sot duhet të ishte 22 mijë lekë.  Një familje me 4 anëtarë duhet të ketë 88 mijë lekë, sot paga mesatare është 52 mijë lekë neto. Po të marrim parasysh dy prindër që marrin 102 mijë lekë, ndërkohë që një familje duhet të shpenzojë 88 mijë lekë, diferenca është mbi 100 euro. Nuk ka dhjam sepse janë të ardhura për pagat mesatare, për ata që kanë një diplomë dhe kualifikim. Kjo do të thotë që shtresa e mesme mund ta kapërcejë kufirin. Këto familje janë afër varfërisë, ndaj ata kanë gjendur këto mënyra: Korrupsioni ose një punë e dytë. Ose dhe ri mendimi për të ndenjur në Shqipëri”, u shpreh Spaho.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb