Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar sot projektligjin e propozuar nga Partia e Lirisë, për uljen e çmimit të naftës.

Në një reagim në rrjetet sociale, nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili thekson se ky pr.ligj u depozitua më 9 mars të 2022-shit, ndërsa kërkohej heqja e taksës së qarkullimit dhe karbonit.

REAGIMI I VASILIT
Pas 20 muaj rilindja rrezon Projektligjin e Partisë se Lirisë per uljen e çmimit te naftës. Ky projektligj u rrezua sot nga Komisioni i Ekonomise.
Projektligji ishte depozituar ne Kuvend ne 9 mars 2022 dhe kërkonte heqjen e taksës se qarkullimit dhe karbonit me qellim uljen e çmimit spekullativ te naftës.
Rama dhe Qeveria grabiten qindra milion euro me çmimin e naftës nga xhepat e qytetareve dhe nuk beri as gjënë me te vogël për ta ulur çmimin sepse prekeshin oligarkët e naftës.
Nafta ne Shqipëri ka një çmim skandal shumë me te larte krahasuar me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën qe nuk kane asgjë me shume se Shqipëria.
Sot pra pas plot 20 muaj ky projektligj u rrezua nga Komisioni i Ekonomise.
Ndersa Bordi i Cmimit te naftes u votua nga Kuvendi qe ne prill 2022 vetem kater jave pasi qeveria e solli ne Kuvend.
Bordi i Hajduterise se naftes qe u rrezua edhe nga Gjykata Kushtetuese vodhi per muaj te tete qytetare u miratua rrufe nga Kuvendi.
Ndersa projektligji i partise se lirise u bllokua per plot 20 muaj.
Kuvendi i Shqiperise eshte kthyer ne nje rrobaqepesi mafioze qe qep ligje me porosine treshes qeveri- mafie- oligarki.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb