Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço, deklaroi sot se përmirësimi i klimës së investimeve është një nga çështjet bazë të punës së institucionit, që ai drejton.

“Kjo është akoma më e rëndësishme tani që ekonomia shqiptare ballafaqohet me tkurrjen e investimeve nga 2 projektet më të mëdha infrastrukturore: TAP dhe Devoll dhe pasojat nga tërmeti”, u shpreh Jaço.

“Por, që investitorët e huaj të vijnë në Shqipëri, duhet të gjejmë terren dhe klimë të favorshme”, tha Jaço, ndërsa u ndal te Shqipëria në nivelin e konkurrencës rajonale.

“Shqipëria renditet e 82 në botë, ndërkohë që të gjithë fqinjët tanë (përveç Bosnjes, e cila ka kushte të tjera gjeopolitike) renditen ndjeshëm më lart. Mali i Zi renditet e 50, Kosova e 58-ta, Serbia e 44, ndërsa Maqedonia e Veriut e 17-ta. Serbia dhe Maqedonia e Veriut që kanë fituar konkurrencën rajonale për thithjen e investimeve të huaja. Shqipëria duhet të fillojë të mendojë për këtë”, deklaroi zyrtari i lartë.

Fjala e plote 

Unë fillimisht doja të flisja për dy tema kryesore. Për dicka mbi treguesit kryesorë të AmCham, ajo që ka ndodhur gjatë vitit 2019, problemet që ne kemi pasur, gjithashtu edhe arritjet e këtij viti. Pastaj do doja të ndalesha pak tek klima e investimeve dhe t’ju raportoja mbi konkluzionet që Dhoma Amerikane e Tregtisë ka arritur gjatë 2019-ës në lidhje me klimën e investimeve në Shqipëri.

Dua ta filloj me komunitetin e jashtëzakonshëm të AmCham-it. Ne përfaqësohemi nga 222 kompani, kemi pasur një rritje të antarësisë gjatë vitit 2019 me 17%. Kompanitë anëtare të AmCham përfaqësojnë të ardhura të përbashkëta prej 2.8 Miliard dollarësh, ose e thënë ndryshe pak më shumë se 22% e ekonomisë shqiptare. Ne jemi të ndërgjegjshëm për peshën e AmCham por edhe rolin dhe përgjegjësinë që kemi për klimën e biznesit në Shqipëri dhe përgjegjësinë për përmirësimin e kësaj klime.

Në 2019 ne kemi qënë shumë aktiv. Kemi pasur 58 procese advokacie apo akvititete që kanë për bazë rritjen profesionale të antërtarëve, komitetit dhe punojësve të AmCham. Kto kanë qënë me frekuencën më të lartë ndoshta në historinë e AmCham, me një aktivitet në çdo 4 ditë, kemi implementuar një aktivitet apo process me bazë lobimi apo përmirësimi të legjislacionit.

Kemi pasur dy eksperienca të ndryshme. Nga njëra anë kemi qënë efektiv dhe kemi pasur sukses. Por nga ana tjetër kemi hasur vështirësi të ndryshme. Një nga kto vështirësi ka të bëj me procesin e konsultimit publik, e thënë më drejtpërdrejt, Ligji Për Konsultime Publike nuk respektohet nga administrata. Ky është një ligj i cili i detyron adminsitratën publike të njoftojë 20 ditë përpara, për çdo legjislacion të ri që duhet të hyjë në fuqi, si dhe 40 ditë në rastin e legjilacioneve komplekse. Në analizën tonë kjo nuk ka ndodhur. Vetëm po të marrim Paketën Fiskale, ne vërejmë që në 5-6 vitet e fundit, ky ligj na është dhënë për njoftim 2-18 ditë përpara, pra asnjëherë nuk ka përmbushur nivelin minimal të periudhës së njoftimt, gjë që nuk na ka lënë mundëisnë e duhur për të ndërtuar opinionet tona. Këto janë paketa komplekse që kërkojnë punë të madhe nga avokatët tanë dhe ktu kemi pasur vëshirësi.

Ne e gjejmë këtë praktikë të gabuar, me efekte negative për besimin reciprok mes komuniitetit të biznesit dhe adminsitratës publike. Nuk mendojmë se kjo është e qëllimshme por është një çështje organizative e cila duhet rregulluar. Ne kemi sugjerime specifike. Veçanërisht mendojmë se Minsitria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, e cila luan një rol konstruktuv në lidhje me komunitetine biznesit, mund të marri një rol më proaktiv ne lidhje me monitorimin dhe zbatimin e ligjit për konsultimin publik.

Nga ana tjetër kemi pasur eksperienca të mira, dhe në veçanti dua të veçoj Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat dhe nenin 27/1 të tij, të cilin kemi kënaqësinë të shohim se është aprovuar në Parlament. Ky legjislacion ka të bëjë me detyrimet ndërkomëbtare për tatimin e dyfishtë dhe e ndikon shumë klimën e investimeve. Jemi të kënaqur që ky ligj u aprovua nga parlamenti me propozimet tona. Gjej rastin të falenderoj ekipn ekzekutiv të AmChamit dhe komitetet që kan bërë një punë të jashtëzakonshme.

E dyta që dua të ndalem eshtë klima e investimeve. Gjatë 2019-ës ne kemi bërë një punë relativisht të madhe në lidhje me klimën e invesitmeve në Shqipëri. Mendoj që të gjithë e kuptojmë rendësinë e investiemve, jo vetëm në Shqipëri por kudo. Janë injektime direkte në PBB, në ekonomi, ndihmojnë ekonominë në mënyrë të drejtëperdrejtë, krijojnë mundësi punësimi dhe biznesi, përmirësojnë standardet, rrisin konkurencës. Vlerat e investimeve të huaja i kuptojmë të gjithë, megjithatë Shqipëria është në një momënt kur investimet janë më të rëndësishme se akonisht. Kjo sepse kemi dy investime të mëdha infrastrukturore TAP dhe Devoll të cialt janë duke përfunduar. Kto dy projekte kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekonomi dhe si rrjedhojë përfundimi i tyre duhet të zevendesohet me diçka tjetër, në mënyrë që ne te mbajmë të paktën një nivel të PBB aty ku ka qenë.

Por ka edhe një arsye tjetër. Ne degjojmë nga anëtarët tanë në terren për pasojat e tërmetit. Kemi raportime mbi të ardhura të ulta në 3 mujorin e fundit të 2019 por edhe gjatë tremuajrit të parë do kemi impakt në lidhje me shpënzimet e konsumatorit gjatë 2020. Pra kemi kto presione me karakter negativ ne ekonomi të cilat duhet të balancohen me të tjera presione positive. Investimet mund të jenë forcat e mira balancuese në këtë rast.

Ne shikojmë dy gjera në lidhje me investimet. Në rradhë të parë analizojmë investimet amerikane në Shqipëri dhe në rajon, si dhe trendin e tyre. Dhe nga ana tjetër duam ti shohim investimet nga perspektiva e investotirt. Cfarë shikon investitori.

Në lidhje me investimet amerikane, Shqipëria me SHBA-në ka një bilanc tregtar prej 100 milion dollerësh, i cili është shumë i ulët, nën potencialin e mundshëm. Po ta krahasojmë me bilancin tragtar të Maqedonisë së Veriut që është 230 milion, pra 2.3 herë më i lartë se i yni, edhe pse Maqedonia është një vend më i vogë me ekonomi më të vogël se Shqipëria. Për të mos përmendur kompozimin e këtij bilanci që në rastin e Maqedonisë së Veriut është pozitiv, pra eksportet janë më të larta se importet. Ndërkohë që për Shqipërinë është e kundërta. Pra potenciali i marrëdhënieve tregtare me Amerikën është më i lartë se ai që është në këtë moment.

Por ne i analizojmë gjerat edhe nga perspektiva e investitorëve. Në rradhë të parë duhet të jemi relasit se Shqipëria është një treg i vogël. Por kjo nuk duhet të na krijojë komplekse, pasi të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë të vogla. Të marra vec e vec të gjitha kto vende nuk kanë tregje të mëdha, por i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor është intersant në tërësi. Është një rajon i cili do të bëhet pjesë e BE. Tregu i Ballkanit Perëndimor po libëeralizohet, po bëhet më transparent dhe një nga vendimet që investitorët marrin është se ne cilin nga vendet e Ballkanit Perëndimor do të vendosen për të kryer investimet kryesore. Pra cështja është si performon Shqipëria në krahasim me vendet e tjera te rajonit. Kjo është interesante dhe ngrihet shpesh në mendjen e investitorëve, pasi ne kompunikojmë shpesh me ta.

Këtu është mirë të shikohet dicka si raporti i Bankës Botërore, Doing Business Report me të cilën konsulothen si investitorët ashtu edhe ekspertët e ndryshëm. Shqipëria renditet e 82-ta. Mali i zi e 50-a. Kosova e 57-ta. Serbia 44-ta. Maqedonia e 17-a.

Pra ne kemi një hendek shumë të madh mes pozicionit ku ndodhemi dhe pozicionit të Maqedonisë së veriut. Nuk është çudi pra që pjesën më të madhe të investimeve të huaja në rajon i merr Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Për të gjitha këto arsye ne mendojmë që kemi nevojë për një reformë të thellë në klimën e investimeve, në mënyrë që të jemi më konkurent sesa jemi sot. Arsyeja më e fortë për të bërë këtë nuk është renditja globale, por përmbushja e potencialit që Shqipëria ka për të qënë lider në rajon sa i përket invetimeve të huaja.

Mundësitë e Shqipërisë janë të shumta. Jemi një nga vendet më të favorshme gjeopolitike. Ne jemi anëtar i NATO. Kemi marrëdhënie të shkëqlyera me USA që shtrihen ne rafshin politik, ushtarak, të sigurisë dhe nuk ka asnjë arsye që të mos shtrihen ne atë tregtar. Kemi pozicion të favorshëm në Mesdhe, akses në porte të ndryshme dhe kanale të rëndësihsme të tregtisë globale. Kemi një popullsi të re, vibrante, perëndimore, e aftë për të përthithur aftësi, teknologji të re. Kemi fuqi punëtore konkuruese në rajon. Kemi një netëork të jashtëzakonshëm të AmChm-it, që mund të vihet në dispozicion të gjithë inveëstimeve të reja, ndaj kemi kushte unike që mund të na kthjne në lider të rajonit. Për këtë AmCham e ka vendosur klimën e investimeve në qendër të strategjisë së saj. Dhe jemi të gatshëm dhe të hapur për të filluar punën dhe për të bashkëpunuar me partnetët tanë në qeveri, dhe me ata nderkombëtar me shoqatat e ndryshme të bzinesit, ato ndërkombëtare me të cilat kemi pasur një marrëndheie të avancuar por edhe Dhomat Amerikane të Treregtisë në rajon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb