Arrestohet kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, bashkëpunëtor i ngushtë i zv/kryeministres, Belinda Balluku. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar Policisë e Shtetit.

Arrestimi i Berberit ka ndodhur mbrëmë, ndërsa kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve akuzohet për korrupsion e pastrim parash.

Ai ka qenë deri dje në krye të detyrës. Arrestimi i zyrtarit të lartë është bërë me urdhër të SPAK dhe pas vendimit të gjykatës. Ndërkohë, Berberi ishte emëruar në krye të ARRSH-së, në qershor të vitit 2021. Kujtojmë se pak ditë më parë emisioni Vetting në News24 denoncoi veprimet antiligjore të Berberit, për përfshirje në afera korruptive.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb