Nedim Bajrami është pa diskutim legjionari më i përfolur i momentin. Fantazisti po kalon një moment fantastik në Serie A ku me Empolin është kthyer në protagonistin kryesor. Më në fund pas shumë përpjekjesh, Edy Reja do të ketë në dispozicion lojtarin që aq shumë dëshironte. Pas fitores në CAS u krijua një perceptim se Empoli po kthehej në pengesë që lojtari të vishte fanellën kuqezi por e vërteta është krejtësisht ndryshe.

Në një intervistë ekskluzive për “Sport News”, në “News24” dhënë moderatores Enxhi Biba, Nedim Bajrami flet për herë të parë për këtë aventure kuqezi, për emocionet që ka përjetuar këtë periudhë. Bajrami zbuloi ndër të tjera së sëfundmi ka kaluar COVID-19 që u bë pengesë për të qenë prezent edhe në transfertën kundër Polonisë ndërsa këtë të enjte do të vijë në Tiranë për tu bashkuar më pas me grupin e Kombëtares. Në intervistën e tij Bajrami foli edhe për aventurën në Serie A.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb