Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar ekskluzivisht për “News24” dhe “BalkanWeb” fotografinë e “të fortit” të Shijakut, Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi, i njohur me nofkën ‘Rrumi’.
Ky që shihni në foto është pikërish “Rrumi” i Shijakut, person me precedentë penalë, i cili ndodhet në spital, pasi u plagos në atentatin e 1 nëntorit, teksa udhëtonte në makinë me prokurorin Arjan Ndoji, dhe shoferin e këtij të fundit, Andi Maloku.
Për ngjarjen, policia arrestoi sot 34-vjeçarin Redjan Rraja, edhe ky një preson me precedentë penalë, ndërsa vijon aksionin në disa qytete të vendit për kapjen e autorëve të tjerë të atentatit.
(BalkanWeb)