Me Tiranën që po zhvillon një kampionat më vete, mbetet për tu përcaktuar se kush do të shoqërojë bardheblutë në aventurën evropiane. Nuk ka shumë dilema edhe në garën për mbijetesë ku me Dinamon dhe Skënderbeun të dorëzuar, Teuta dhe Egnatia do të luftojnë për të shmangur zonën “play out”.

Bledi Shkëmbi, ish trajneri i Dinamos, i ftuar në News24, në emision “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba iu rikthye edhe një herë të kaluarës së afër në krye të bluve. Çfarë nuk shkoi në këtë aventurë në kryeqytet, a kishte dorë të lirë në merkato, çfarë do të bënte nëse do të kthej sërish pas në kohë? Shkëmbi lëshoi dhe një mesazh të fundit, për stafin, për ambientin.

 

 

Tekniku korçar, në analizën e tij u ndal edhe te dy ish ekipe të tij, Partizani dhe Skënderbeu, ku nuk mungoi dhe një premtim për tifozët e këtyre dy klubeve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb