Atentati ndaj Preng Gjinit që tronditi Tiranën mbrëmjen e kaluar ka ngjallur debat në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24.

Eksperti i sigurisë, Arjan Dyrmishi thotë se nëse tritoli Preng Gjinit iu vendos për hakmarrje, Policia s’ka protokolle parandalimi për këto raste pasi në Shqipëri kjo nuk trajtohet për sigurinë policore. Të tillë persona ose mbrohen kur janë dëshmitarë të drejtësisë, ose me polici private.

ARJAN DYRMISHI: Problemi i hakmarrjes në Shqipëri nuk është trajtuar për sigurinë policore. Është trajtuar si zgjidhje nga shoqëria civile. Policia s’ka departament të caktuar për këtë. S’mund të ketë protokolle parandalimi. Këto u janë deleguar organizatave ku ka më shumë të tilla.

Njerëzit ose duhet të jenë dëshmitarë të drejtësisë, ose duhet të mbrohen me polici private. Pra shteti ose i heton, ose gjithë këta që OFL u ka çuar kërkesë për verifikim pasurie kanë histori të tilla.

Imagjinoni sikur Policia të vendoste gardianë të mbronte këta.

Ndërkohë gazetari Zhabina ka theksuar se Prokuroria dhe Policia reaguan dobët ndaj kësaj ngjarje. Po ashtu ai theksoi se ‘saga’ e ngjarjeve të fiseve Reçi- Gjini në Mirëditë është e ndarë në disa dosje në disa Prokurori, ndërkohë që krime të tjera janë bashkangjitur në dosje të përbashkëta.

 

XHEVAHIR ZHABINA: Sigurisht që janë informacione nga Italia, po s’kanë marrë rrugën e duhur për tu administruar nga Policia. S’ka provë që ka nisur për 3 milionë euro.

Ajo çka bën që lë shije të hidhur, është reagimi i dobët i Policisë e Prokurorisë. Në raste të tjera ka bashki dosjesh. Në këtë rast kemi dosje të ndara dhe mund të çedojë në hetim.

Por edhe këta persona me rrezikshmëri të lartë nuk ishin në verifikim dhe survejim të Policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb