Shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.

Një sasi tritoli është vënë në derën e banesës se Naim Stafukes, vëllai i Enver Stafukës. Lajmi konfirmohet për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Juljan Shota.

Lënda plasëse është vënë në derën e shkallëve të një objekti tre katësh ku ka disa biznese, por në katin e 3 banon Naim Stafuka me familjen.

Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Kujtojmë se Enver Stafuka rezulton i zhdukur që prej vitit 2015, ndërsa ende nuk dihet fati i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: