DURRËS

Një sasi lënde eksplozivi i është vendosur një subjekti që prodhon çimento në Durrës.

Lënda eksplozive nuk ka shpërthyer teksa Forcat Xheniere realizuan çmontimin.

Policia thotë se eksplozivi u vendos nga persona të paidentifikuar teksa po punohet për t’i identifikuar dhe kapur.

Firma rezulton të jetë në pronësi të Mihail Lazarov, biznesmen bullgar i cili ka investuar në Durrës.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.

Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet  Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.

Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb