Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një automjet gjatë natës në Bulqizë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Gazetari Enver Doçi raporton për ‘BalkanWeb’ se mjeti tip ‘Benz’ është në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, aktualisht kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Mësohet se mjeti ishte parkuar pranë banesës së tij, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e parme. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për autorët e vendosjes së lëndës eksplozive.

Ndërkohë, mjeti i ish-kandidatit të pavarur për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit, Elton Debreshi është dërguar në komisariatin e Bulqizës ku do t’i nënshtrohet ekspertizës së thelluar. Paraprakisht ngjarja dyshohet të ketë lidhje me detyrën e Debreshit.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: