Biznesmeni rus, eksplozivët e të cilët hodhën në erë qytetin e Bejrutit, është marrë në pyetje nga policia në shtëpinë e tij në Qipro, por ka gjasa që të mos ndëshkohet.

Igor Grechunshkin-it iu bë një listë e gjatë pyetjesh nga hetuesit qipriotë në Limassol, pasditen e djeshme në emër të autoriteteve libaneze, raporton ‘TCH.

Një ngarkesë prej 2750 tonë amonium nitrati, e konfiskuar në vitin 2014 nga një anije e quajtur “Rhosus” në pronësi të rusit, ishte shkaku i shpërthimit të tmerrshëm ditën e martë, që çoi në vrasjen e 137 personave dhe plagosjen e 5000 të tjerëve.

Materiali shpërthyes qëndronte prej 6 vitesh në atë magazinë pa asnjë lloj sigurie. Zëdhënësi i policisë qipriote Christos andreou tha se eksplozivët u kapën nga autoritetet libaneze, dhe prandaj ato janë përgjegjëse për ruajtjen e pasigurt në magazinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb