TIRANË- Një ditë pas ngjarjes në “Komunën e Parisit”, të tjera detaje zbulohen nga hetimet për atentatin me eksploziv ndaj biznesmenit fierak Nuredin Suli. Sipas burimeve nga Policia janë shoqëruar 10 persona, kryesisht njerëz që kanë ikur me shpejtësi nga qendra.

Ndërkaq grupi hetimor ka këqyrur kamerat e sigurisë së qendrës, për të zbuluar ndonjë gjë apo person tjetër të dyshimtë. Mësohet se eksplozivi i vendosur në makinën e Sulit, ishte i llojit C4, rreth 300 gram i lidhur me një telefon tip ‘Nokia’.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e djeshme ku lënda eksplozive u zbulua në katin e dyte nën tokë në parkingun e një qendre tregtare në “Komunën e Parisit”. Pakoja më lendë ekplozive e mbështjellë me natriban ishte vendosur poshtë automjetit të biznesmenit, tip “Benz” dhe ra në tokë sapo makina nisi të lëvizë për të dalë nga parkingu.

Sipas policisë objektivi i atentatit, Nuredin Suli, është një person me precedentë të mëparshëm kriminalë. 53-vjeçarit Suli një vit më parë iu bë një atentat për arsye hasmërie.

Nuredin Suli është biznesmen i njohur në fushën e ndërtimit, karburanteve, në fushën e hotelerisë etj. Pista kryesore e hetimeve të policisë është hasmëria, pasi vëllai i tij është vrarë në vitin 2011 dhe për këtë krim janë dënuar 3 persona, babai dhe dy djemtë, Gëzim, Ervis dhe Endri Sulo. Burime pohojne per News 24 se biznesmenit fierak Nuredin Suli i janë bërë dhe dy herë të tjera atentat.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: