TIRANË-Policia ka ndaluar dy persona si të përfshirë në vendosjen e lëndës eksplozive në mjetin e biznesmenit Nuredin Suli. Forcat e policisë kanë ndaluar Julian Hamollari 29 vjeç, Musa Çerpja 53 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohen te kene lidhje me ngjarjen e datës 09.02.2016, ndodhur në një qendër tregtare tek ‘Komuna e Parisit’, ku është tentuar të vritet me lëndë eksplozive shtetasi Nuredin Suli.

Materialet proçeduriale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë per veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të së vërtetës”  e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga Nenet 301-25 të K. Penal.

Policia po vazhdon punën në bashkëpunim edhe me Prokurorinë prane Gjykates Shkalles pare Tiranë për dokumentimin e plotë ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjere te impikuar ne kete ngjarje.

Sipas burimeve mësohet se personat kanë lidhje me aparatin celular, i cili ishte lidhur me lëndën ekplozive. Mësohet se eksplozivi në mjet është vendosur nga persona me pagesë. Kujtojmë se lënda eksplozive ra nga makina sapo biznesmeni doli nga garazhi, për pasojë  nuk arriti të shpërthente.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: