Policia në Tiranë lajmëron se një 65-vjeçar, punonjës në lavanderi, ka ndërruar jetë këtë pasdite.

Dyshohet se burri ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.05.2024, rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Gj. P., 65 vjeç (punonjës i lavanderisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: