Një sasi eksplozivi shpërtheu në hyrje të banesës së deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, rreth 1 orë pas mesnatës së mbrëmshme.

Nga shpërthimi nuk pati lëndime në njerëz, por vetëm dëme materiale, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Sipas asaj që raportohet, kamerat e shtëpisë së Mziu kanë qenë jashtë funksioni në momentin e shpërthimit dhe nuk kanë arritur të regjistrojnë momentin kur autori ose autorët kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse.

Sakaq, autoritetet janë duke kryer kontrolle në zonë për të gjetur kamera të tjera që mund të kenë pamje të autorit të dyshuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb