Shqipëria do të dyfishojë pagat për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e KFOR në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri deklaron se angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve të Shqipërisë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, është thelbësor.

Postimi i plotë:
Angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve tanë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal është thelbësor. Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e #KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë. Vazhdojmë të punojmë për të siguruar një rritje të përgjithshme të pagës për të gjithë personelin tonë në misione.
Shqipëria, eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: