Artan Peqini ka çelur një ekspozitë pikture në galerinë “FAB” të Universitetit të Arteve. E konceptuar në tri vendndodhje dhe ndalesa kohore, ajo vë në qendër personazhe të rëndësishme në jetën e individit.

“Vetë metafora “Përtej kohës” është krijimi i një fabule për të pasur mundësi të krijosh një tablo ku koha është diçka konstante e jo e ikshme, jo e lëvizsshme. Te jëtë një mudnësi si skenë e madhe ku thërret personazhe që i ke përzermër. Në qendër, natyrshëm është personazhi i Nënës. Hajdegeri hotë se në fillim është vendi pastaj ndodh ngjarja, interieret e shtëpisë nuk janë vetëm dimensione fizike por edhe dimensione shpirëtrore”, -thotë Peqini.

Tablotë e shtëpisë së fëmijërisë rikrijojnë në pothuaj skenca filmike vitet e para të jetës.

“Vija re nga filmat e mirë që mjaft nga regjisorët frymëzoheshin nga piktura. Merrnin imazhin dhe e kthenin në ngjarje, i jepnin kohë, mundësi. Në këtë rast ka ndodhur e kundërta,që pikturat janë si sekuenca të një filmi. Nëse arti pamor e ka këtë mungesë kohe dhe e ka virtuale, filmi e ka reale”, tha ai. Skulptori që vjen në një ekspozitë pikture, ndalet te forma dhe përmbajtja e përcjelljes së ndjesive.

“Piktura ka disa avantazhe, që komunikon më shumë. Skulptura është më konvenciale, më e vështirë. Një vepër arti duhet shoqëruar me formën dhe përmbajtjen. Por një vepër arti në fund ka në thelb frymën, e ngjarjen, ndaj rrëzohet thelbi teknik dhe qëndron situata shpirtërore”, pohoi piktori. Ekspozita do të rrijë e hapur deri në 5 qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: