TIRANË- Interpol Tirana ka ekstraduar sot një person të dënuar me 25 vjet burg për “Plagosje me pasojë vdekjen”.

Thoma Canaj, 29 vjeç lindur në Velçë të Vlorës është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë për kryerjen e veprës penale të “Plagosjes me pasojë vdekjen”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: