Një nga viktimat rezultoi bodyguard klubesh nate në zonë. Person që funksiononte ne rolin e tij si “kumbar” për marrjen nën kontroll të sigurisë së klubeve të natës.

Shqiptari shtatlartë është një person i njohur në zone pasi është banor në Nea Smyrni, ndërsa personat që njohin njerëz dhe situata në zonë flasin për një ekzekutim të planifikuar prej kohësh. Kohët e fundit, viktima ka ndryshuar shpesh mënyrat e transportit, duke udhëtuar herë me makina të shpejta dhe herë me makineri me kubike të madh.

Sa i përket moshës së viktimave, ato janë përkatësisht 41 dhe 42 vjeç.

41-vjeçari ishte viktima e parë e raportuar, ndërsa personi tjetër ishte miku i tij me të cilin ishin ulur në të njëjtën tavolinë.

https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=pw7uO54dvPE&embeds_euri=https%3A%2F%2Fwww.iefimerida.gr%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: