Kjo është fotoja e portugezit, Ruben Saraiva, i akuzuar për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për Balkanweb, momentin e fotos kur Saraiva me origjinë nga Maroku ka hipur në avion për t’u ekstraduar drejt Shqipërisë në kuadër të kërkimit ndërkombëtar të tij të lëshuar nga zyra e Interpolit.

Gjatë ditës së djeshme, News 24, mësonte se një grup agjentësh shqiptarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe INTERPOL prej dy ditësh kanë shkuar drejt Rabatit për të finalizuar edhe procedurat e ekstradimit të Ruben Saraivës nga Maroku drejt vendit tonë.

Burime nga policia bëjnë me dije se mbërritja e Ruben Saraivës në Shqipëri pritet të bëhet të dielën me 31 dhjetor, ndërsa për të negociuar me Marokun për ekstradimin e tij në lojë ka hyrë edhe Interpol dhe vetë ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Për Prokurorinë e Lezhës, ardhja e Ruben Saraivës në vendin tonë shihet me interes të madh për shkak se nga pamjet filmike është vërtetuar se ai kishte rolin e ekzekutorit ndërsa është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë të cilët u hoqën si turistë dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani. Prokuroria si porositës të vrasjes akuzon Edmond Haxhinë, i cili po ashtu është arrestuar në Britani. Ata nuk janë ekstraduar ende në vendin tonë.

Ky është ekstradimi i parë midis dy shteteve edhe pse nuk kanë një marrëveshje ekstradimi midis tyre. Ende nuk dihet mekanizmat se si është bërë ekstradimi.

Ruben Saraiva
Ruben Saraiva

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb