ELBASAN

“Kush do t’i japë gji Aleas”… me këto parulla, qirinj e thirrje për drejtësi, familjarë, miq e të afërm të 25-vjecares Rexhina Debrova, e cila ndërroi jetë pas lindjes, kanë protestuar edhe sot para maternitetit të Elbasanit. “Edhe unë mund të isha Rexhina”, ” Kush do t’i japë gji Aleas”, “Sa vlejmë ne nënat”, shkruhet në disa prej pankartave që mbanin në duar protestuesit.

Ata mbajtën 1 minutë heshtje dhe më pas ndezën qirinj në trotuarët pranë maternitetit, nga ku 25-vjecarja ndërroi jetë. Rexhina Debrova, humbi jetën 3 ditë më parë, vetëm një orë pasi kishte sjellë në jetë vajzën e saj.

Protestës së familjarëve i janë bashkuar edhe gra e vajza të Elbasanit, ndërsa para kamerave, mikesha të 25 vjecares, premtuan se do t’i japin Aleas së vogël, të gjithë dashurinë që nëna e saj nuk mundi t’ia jepte dot.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo protestë pason atë të një dite më parë para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kur trupi gjykues vendosi të lirojë me masën ‘detyrim paraqitje’  dy mjekët e arrestuar nga policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb