ELBASAN – Administratori i një firme private është arrestuar mëngjesin e sotshëm në qytetin e Elbasanit për tregtimin e miellit të skaduar.

Në kuadrin e operacionit “Ambalazhimi”, policia arrestoi 50-vjeçarin Ferit Mana, që tregonte miell të skaduar. Në momentin e arrestimit atij iu kapën 6 ton miell, të cilit i kishte kaluar data e skadencës dhe që i ishin vendosur etiketat falso të një firme tjetër.Mielli ishte bërë gati për t’u hehdur në treg.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb