Anëtari i Kryesisë së PD-së, Eno Bozdo ka komentuar emetimin e Eurobondit nga qeveria shqiptare, duke e krahasuar atë që bën kryeministri me një barsaletë.

Sipas tij, Rama vërtet mburret me interesat e Eurobondit, që në fakt janë në mesataren e rajonit por në të vërtetë, sic thotë Bozdo, Rama ka rritur borxhin publik me 400 milionë euro të reja.

STATUSI I PLOTE
Kjo historia e Eurobondit të suksesshëm më kujton barsaletën me Bedriun, i cili dilte nga ndërrmarja çdo ditë me një karrocë ngarkuar me kashtë.
Roja që dyshonte, e kontrollonte vazhdimisht mos kishte fshehur diçka në kashtë, por nuk gjente asgjë.
Në fakt Bedriu vidhte çdo ditë nga një karrocë.
Rama, njësoj si Bedriu, mburret me interesat e Eurobondit, (që në fakt janë në mesataten e rajonit). Interesat janë “kashta”, se në të vërtetë Rama rriti borxhin publik me 400 milionë euro të reja!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb