Presidenti i nderit, Safet Gjici, në një lidhje live për Supersport, përpara sfidës me Kastriotin, zbuloi datën kur do të inaugurohet stadiumi i ri, “Kukësi Arena” ndërsa theksoi edhe kushtin që Diego Longo duhet të plotësojë për tu konfirmuar në krye të skuadrës verilindore:

“Ndeshjet e fundit janë shumë të forta. Kampionati është mbyllur, Tirana e ka mbyllur sa i përket pikëve. Sot është ndeshje shumë e fortë, më ka lënë shije të hidhur ndeshja me Egnatian, ishte një ndeshje që duhej fituar. Kemi kritika për mënyrën se si u anulua goli, arbitri nuk iku ta shohë.

Të shohim përpara, jemi në treshe. Tani kthehemi në fushën tonë, me 23 do luajmë me Laçin në fushën tonë, është çështje e mbyllur. Sezoni i katërt që shtegtojmë, i kemi marrë me radhës gjithë fushat e Shqipërisë. Lodhje e madhe, ka ndikuar, por tre barazime radhazi janë shumë. Po fituam sot jemi në rrugën e duhur, por Kastrioti është lart në tabelë, fitoi me Vllazninë.

Longo? Duhet të ketë rezultate që të konfirmohet. Objektivi ynë është pjesëmarrja në Europë. Nuk kemi siguruar asgjë, t’i konsiderojmë si finale këto tetë ndeshje. Longo dhe stafi duhet të punojnë fort, konkurrenca në Europa është e madhe. Nuk duhet të bëjmë hap pas, t’i fitojmë ndeshjet një nga një. Do vazhdojmë, vitin tjetër do synojmë titullin kampion”, deklaroi Gjici.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb