Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani tha se vendi i tij qëndron është në mbështetje të milionave refugjatëve të cilët po vuajnë pasojat e luftës në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij në hapjen e Forumit të Dohas, Sheikh Tamim tha se Katari është kundër çdo armiqësie.

Ndërkohë Katari është një nga furnizuesit kryesorë në botë të gazit natyror të lëngshëm (LNG), është vënë në qendër të vëmendjes ndërsa shtetet evropiane nxitojnë të gjejnë alternativa ndaj gazit rus që ka fuqizuar ekonomitë e tyre për dekada, ndërkohë që Moska po vazhdon me luftën e saj brutale në Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb