Konfiskohen tri llogari bankare të një 66-vjeçari, me vlerë 140 milionë lekë, që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor të këtij qyteti, pas një hetimi disamujor, bënë ekzekutimin i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të tre llogarive bankare të shtetasit me Lako Levani, 66 vjeç, banues në Fier, llogari bankare që arrinin shumën 140 milionë lekë.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këtë shtetas, pasi është subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Shumat e konfiskuara dyshohet se janë produkt i veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën djali i tij, shtetasi Artan Levani është dënuar në Itali.

Vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe të personave të tjerë të lidhur me të.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: