Zona e Freskut u trondit mëngjesin e sotëm, ku vëllai vrau vëllanë dhe më pas kreu vetëvrasje.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se shtetasi, Vehap Faik Cami, 63-vjeç ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe me pas veten. Sakaq mësohet se dy viktimat janë me origjinë nga Bulqiza.

Njoftimi:

Në datë 04.1.2024, rreth orës 07:40, ne rrugën “Xhon Belushi”, është marrë njoftim se në banesën e shtetasit Lulezim Faik Cami, ka te shtëna me armë zjarri.

Nga veprimet paraprake hetimore rezulton se shtetasi Vehap Faik Cami, i dtl 03.01.1961 ka qëlluar me armë zjarri pistoletë vëllanë e tij, Lulëzim Faik Cami i dtl 15.07.1955 dhe me pas veten, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen të dy.

(BlakanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: