Gazetarja Dorjana Bezat zbardh për “BalkanWeb” emrin e rojës 62-vjeçar, që u rrëzua mbrëmjen e kaluar nga pallati në Durrës, duke humbur jetën, si dhe të dy personave të arrestuar për ngjarjen.

Siç raporton gazetarja Bezat, ka humbur jetën tragjikisht roja i objektit në ndërtim, Thoma Rusa, i cili ka rënë nga kati i dytë në dysheme, duke gjetur vdekjen.

Ndërkohë, për ngjarjen janë arrestuar administratori i firmës së ndërtimit, Ardian Jasmini, dhe inxhinieri i kësaj firme, Eltion Reveli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: