ROMË

Policia italiane ka përfunduar me sukses operacionin e koduar “Shqiponja e zezë 2018”. Në lidhje me këtë operacion, policia e Italisë ka arrestuar katër italianë nga Roma dhe një shqiptar. Ndaj tyre, gjykata e Romës kishte lëshuar urdhrin e arrestit me burg.

Të arrestuarit akuzohen për shoqatë të armatosur që synon trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike, mbajtja e armëve të paligjshme dhe posedim i mallrave të vjedhura. Në pranga përfunduan italianët Fabrizio Borghi, Fabrizio Fabietti, Christian Testo, Luciano Russo dhe Alvaro Vyshka, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Pesë personat e arrestuar ishin pjesë e një organizate kriminale të armatosur të përkushtuar për importin dhe shpërndarjen vijuese të sasive të mëdha të kokainës. Drogës u mblodh në Holandë dhe u importua në Itali, ku shitej më pas në tregjet e drogës. Poseduesit kishin në përdorim edhe makina, me të cilat bënin trafikun e lëndëve narkotike.

Në kuadër të të njëjtit operacion, më herët ishin arrestuar edhe persona të tjerë nëntë gjithsej, shqiptarë e italianë. Konkretisht, pas arrestimit të kreut të organizatës në Itali, Lulzim Daiu, një nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Artan Monari, me bashkëpunimin e Alvaro Vyshkës, kishte marrë përsipër kryerjen e aktiviteteve të paligjshme duke pasur kontakt me furnizuesit e Daiut në Holandë dhe kryheshin importe të shumta të kokainës që u shiteshin blerësve italianë, katër romakëve të arrestuar, të cilët e shisnin atë në sheshet e tregtimit të drogave të Tor Bella Monaca dhe San Basilio.

  • foto galeri

Droga u mor direkt në Holandë në Roterdam nga korrierët e besuar, të cilët përdornin edhe makina tepër të shtrenjta. Organizata kishte një flotë shumë të efektshme të makinave të modifikuara sipas sasisë së lëndës narkotike që do të transportohej. Po ashtu, organizata përdorte edhe furgonë, me anë të së cilëve bëhej transporti i drogave dhe armëve.  Grupi dyshohet se kishte lidhje edhe me grupe të tjera në Spanjë e Kolumbi. Është provuar se kjo organizatë e përbërë nga shqiptarë e italianë kishte lidhje me një organizatë të transportit të drogës nga Kolumbia.

Hetimet e mëvonshme nxorën në dritë disa emra të organizatës në Itali, të cilët transportonin drogëra të forta në sheshet e Romës. Personat përgjegjës për transportin ishin Artan Monari, Alvaro Vyshka, si dhe italianët Fabrizio Borghi, Fabrizio Fabietti, Christian Testo, Luciano Russo. Këta persona, gjatë periudhës shtator – nëntor 2018 kanë transportuar më së paku 85 kilogramë lëndë narkotike, kryesisht kokainë. Tashmë organizata është shpërbërë dhe anëtarët e saj janë duke u përgjigjur para drejtësisë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb