TIRANE– Tashmë është zyrtare, jo vetëm zgjedhjet parlamentare do të jenë më 25 qershor, por edhe Kavaja do të votojë më 25 qershor për kreun e ri të kësaj bashkie.

Në një kohë që gara pritet të jetë e ashpër, zërat po shtohen çdo ditë e më shumë se kush do të jenë kandidatët për kryetarë bashkie nga forcat politike, që do të zënë këtë post, pas dorëheqjen së Elvis Rroshit. Ndonëse zgjedhjet për kryetar bashkie të këtij qyteti ishin planifikuar që më 7 maj, ata u anuluan, ndërsa tashmë datë e re kur do të votohet për pushtetin lokal, është ajo e 25 qershorit, e njëjta edhe me zgjedhjet parlamentare.

Burime të besueshme për GSH.al kanë bërë të ditur se Partia Demokratike, e ka vendosur se me cilin kandidatë do të konkurrojnë në këto zgjedhje, ku kërkojnë të fitojnë Bashkinë Kavajë.

Kështu po të njëjtat burime kanë deklaruar për GSH.al se opozita nesër pritet të zyrtarizojë kandidaturën e kreut të bashkisë Kavajë. Mësohet se ai është Isa Sakja, aktualisht mban postin e kryetarit të degës së PD-së Kavajë. Nga ana tjetër, nuk dihet nëse Partia Socialiste do të paraqesë të njëjtin kandidat, që ishte edhe për zgjedhjet e 7 Majit, por që u anuluan, ajo e Klodian Shehit.

“Do të rikandidoj sërish. Kam mbështetjen e bazës dhe të kryeministrit” është shprehur Shehi për mediat, një ditë pas lajmit të anulimit të zgjedhjeve dhe dorëheqjes së tij nga kandidat për kryetar bashkie Kavajë.

Shkrimin e plotë e lexoni në Gsh.al:

http://www.gsh.al/2017/05/21/emrat-votohet-me-25-qershor-zbulohen-kandidatet-ps-pd-per-kryetarin-e-bashkise-se-kavajes/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb