SKRAPAR

Një aksident ka ndodhur në aksin Skrapar- Prishtë teksa automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në urë.

BalkanWeb mëson se ngjarja ka ndodhur saktësisht në Urën e Blëzeckës teksa një 37-vjeçar me emrin Alban Hasanllari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në gjendje të rëndë në Tiranë.

Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton arsyet që çuan automjetin të dalë nga rruga dhe të bjerë nga 100 metra lartësi e urës direkt dhe në lumë. Paraprakisht dyshohet të jetë shpejtësia e lartë e automjetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb