TIRANA

Preng Gjini është i plagosuri nga shpërthimi tek ish- zona e NSHRAK në Tiranë.

Vitin e kaluar iu ekzekutua vëllai, Armando Gjini i cili u vra para Katedrales në Rrëshen teksa me vete kishte dhe dy fëmijët.

Policia sipas gazetares Dorjana Bezat, ka ngritur pistën e parë hetimore për këtë atentat, për shkak të konflikteve familjare që kanë pasur vëllezërit Gjini.

Armando apo Tonin Gjini i shpëtoi një atentati më parë, teksa më 12 gusht të 2019 nuk i shpëtoi dot plumbave. Ngjarja ka ngelur ende pa autor. Ndërkohë i vëllai duket se po lufton për jetën po nga një atentat, kësaj radhe i dyshuar si eksploziv i telekomanduar në automjetin e tij.

Armando Gjini është njohur për lidhjet e tij me Met Kananin, kreun e bandës që trafikonte drogë i njohur dhe si ‘Eskobari shqiptar’ që u arrestua në vitin 2018.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb