SARANDË

Makina e ndalur në mes të rrugës, me xhama të thyer, teksa shenjat e përleshjes janë të qarta. Marjel Mejdi është avokati i cili mbeti i plagosur rëndë sot në Sarandë pasi persona të paidentifikuar i zunë pritë, e zbritën me forcë nga makina e tij tip “Benz” dhe e rrahën me shkop bejsbolli duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Mejdi gjatë fushatës ishte caktuar Koordinator Politik i PD në Qarkun e Tiranës.

Mësohet se disa kohë më parë avokatit i kanë rrahur edhe xhaxhain, shtetasin me iniciale I.Mejdi dhe djalin e hallës A.K., në dy ngjarje të ndryshme.

Ngjarja ndodhi sot në hyrje të portit, në sy të pushuesve dhe banorëve të zonës. Tre persona ende të paidentifikuar i kanë zënë pritë një automjeti tip ‘Mercedes Benz’ dhe pasi kanë thyer xhamat kanë nxjerrë drejtuesin e mjetit duke e goditur me shkop bejsbolli.

39-vjeçari u transportua drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai ka dorën dhe këmbën të thyera, ndërsa ka dhe fraktura të shumta në trup.
Gjatë dëshmisë së tij para oficerëve të policisë, nga shtrati i spitalit avokati tha se shkak i sulmit është bërë një konflikt pronësie mes familjes se tij dhe disa personave të tjerë. Aktualisht policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: