BRITANI E MADHE

Një trafikant shqiptar droge i cili u kap në flagrancë duke tregtuar lëndë narkotike, po përballet me dëbim, pas vendimit të marrë nga autoritetet britanike.

Elton Keqa u ndalua në zonën e Uorcester me mbi 1 kilogramë kanabis sativa. Ai tërhoqi vëmendjen e policisë, pasi bënte veprime të çuditshme. 21-vjeçari, pasi u kap me drogë, pranoi se shpërndan lëndën narkotike përpara oficerëve të policisë, shkruajnë mediat angleze.

  • foto galeri

Keqa u kap nga oficerët teksa ecte me makinë me një shpejtësi marramendëse. Kur u ndalua, Keqa tha përpara oficerëve se ishte shqiptar dhe se kishte vetëm 3 a 4 muaj që ndodhej në Britaninë e Madhe. Gjithashtu, atij iu kapën edhe para të gatshme e celularë.

Kur u pyet se përse kishte ecur kaq shpejt, ai tha para gjyqit se ecte shpejt, për shkak se “donte të shkonte sa më shpejt në destinacionin ku ishte nisur”. Avokati u shpreh se klienti i tij po ecte me një automjet, që nuk ishte i tij. Gjykatësi vendosi që pas mbarimit të dënimit, shqiptari të depërtohet.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb